Hoti: Senatori, Dole është ndër zyrtarët e parë amerikanë që e kanë vizituar Kosovën

Kryeministri, Avdullah Hoti, bashkë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, mori sot pjesë në ceremoninë e zbulimit të bustit të Senatorit amerikan Bob Dole. Duke folur për personalitetin e senatorit Dole, kryeministri Hoti theksoi se që secili nga ne e merr si simbol dhe shembull të përkushtimit se si duhet të ketë një politikan, një atdhetar për vendin e vet në luftë dhe në paqe. Senatori Dole është ndër personat e parë zyrtarë të lartë të SHBA-ve që e kanë vizituar Prishtinën. Vërtet është nder i veçantë për mua që sot së bashku e zbulojmë këtë bust. Le të mbetet ky vend, kjo simbolikë e nderit, theksoi kryeministri, Avdullah Hoti. Roli dhe kontributi i senatorit, Bob Dole për çlirimin dhe pavarësimin e vendit tonë është vlerësuar edhe nga lider të partive politike dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …