leoni

Kryeministri Hoti: Janë krijuar kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike

Hoti: Vendimi final për hapjen e shkolla do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike

Kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se hapja e shkollave do të varet nga gjendja me virusin korona. Ai ka shkruar se në përputhje me vendimin e Qeverisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor, nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera. Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkolla do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet. Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët për Arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor. Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional, ka shkruar kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …