Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Hovenier: po vazhdojmë të angazhohemi për zbatimin e të gjitha pikave të dialogut, në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan, në Prishtinë, Xhef Hovenier,  pas përfundimit të takimit të sotëm lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka deklaruar se po vazhdojmë të avokojnë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut, në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane  për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Jam mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të interesohemi  për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut, ka shkruar Hovenier, në një postim të tij, përnjëherë pas përfundimit të takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …