Hoxha: Ashtu sikur sot, ky shesh do të buqas në ditën e kthimit të çlirimtarëve tonë që po mbahen në Hagë

Gjatë fjalës para qindramijëra pjesëmarrësve, një nga organizatoret e Marshit për Drejtësi, Eliza Hoxha ka theksuar se beson se ashtu sikur sot, ky shesh do të buqas edhe në ditën e kthimit të çlirimtarëve tonë që po mbahen në Hagë. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës na bashkon të gjithëve, pa dallim, thirrja për drejtësi na bashkon, e unë jam e bindur se ky shesh do të buqojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë” theksoi deputetja, Eliza Hoxha. Organizatori tjetër  i Marshit për Drejtësi, Ismajl Tasholli, theksoi në mes tjerash se e vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh, është e vërteta e shtetit të Kosovës para mijëra të pranishmëve” Ai shtoi më tutje se marshi i sotëm është në mbrojtje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …