leoni

Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Më 11 qershor do të ndodhë fitorja e madhe

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur se koalicioni PDK-AAK-Nisma më 11 qershor do të korrë një fitore të madhe. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se fitorja do të jetë me mbi 50 për qind të elektoratit. Sipas Hoxhajt, me këtë fitore nuk do të vihet në pyetje fare çështja e formimit të qeverisë së re. Hoxhaj ka theksuar se PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma janë parti politike të veprimit dhe të guximit. Ai thënë se me qeverisjen e këtyre partive do të përmbyllet liberalizimi i vizave, demarkacioni me Malin e Zi dhe do të krijohet Ushtria e Kosovës. “Nuk ka asnjë dyshim se fitorja do të jetë në anën e koalicionit të PDK-së dhe partnerëve të saj. E vetmja gjë që kemi parasysh është se cila do të jetë përmasa e kësaj fitore, sa vende do të ketë PDK-ja dhe partnerët e saj në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve, se si të kemi mbështetje të fuqishme në Kuvendin e Kosovës me qëllim që qeveria e re ta bëjë punën e saj në miratimin e shumë ligjeve dhe vendimeve të cilat kërkohen të kenë mbështetje të domosdoshme parlamentare”, ka thënë Hoxhaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …