Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Institucionet e reja do të krijohen javën e ardhshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se koalicioni PAN i ka votat e mjaftueshme për krijimin e Qeverisë. Ai ka thënë më tutje se vendi nuk do të futet në krizë politike sepse koalicioni PAN i ka numrat e domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja. Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ri, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të jetë motori i kësaj Qeverie, e cila do të merret me vendimet e mëdha për vendin,është cituar të ketë deklaruar zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ai ka shfaqur bindjen e tij se institucionet e reja do të krijohen në javën e ardhshme dhe ka ftuar të gjitha partitë që të krijojnë një konsensus politik rreth disa temave të mëdha, siç janë Demarkacioni apo krijimi i ushtrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …