BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

Hristijan Mickoski thotë se emrin kushtetues, Maqedonia e Veriut do ta përdorë jashtë vendit, por jo edhe brenda

Deklarata e mandatarit për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski se do të përdorë emrin kushtetues të shtetit në të gjitha kontekstet zyrtare është në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, thanë për Zërin e Amerikës në maqedonisht nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Mickoski me përdorimin e dy emrave për shtetin, brenda Maqedoni, e jashtë Maqedoni e Veriut, përpiqet të krijojë përshtypjen e rreme se i përmbahet Marrëveshjes së Prespës. Mickoski, pas paraqitjes së përbërjes së propozuar të qeverisë dhe programit të saj, tha se betimin për kryeministër do ta japë me emrin kushtetues, dhe se emrin kushtetues do ta përdorë jashtë vendit, por jo edhe brenda. SHBA-të përsëritën rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Prespës dhe thanë se do të punojnë me të gjitha palët për të ruajtur përfitimet e saj. Marrëveshja e Prespës ishte një arritje historike në çlirimin e përfitimeve të sigurisë në Evropën jugore dhe lindore. Amerika e mbështesin këtë marrëveshje jetike

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …