Huliganët sllavo-maqedonas afishuan mbishkrime raciste kundër shqiptarëve në Maqedoni

Huliganët sllavo-maqedonas afishuan mbishkrime raciste kundër shqiptarëve në Maqedoni

Festa dhe përkujtimi i 28 nëntorit, festës së flamurit nuk ka kaluar pa ndonjë incident. Mbishkrime raciste dhe ofenduese ndaj shqiptarëve në Maqedoni sot janë vërejtur te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri”, në Manastir, në ditën kur shqiptarët festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë” janë mbishkrimet e bëra nga huliganë sllavomaqedonas të cilëve ende nuk i’u është bërë i njohur identiteti nga policia. Javë më parë në Shtëpinë e Alfabetit u ngjitën afishe ‘Vdekje për shqiptarët’. Më 22 nëntor në Manastir përveç shpërndarjes së fotografive nga persona të panjohura u demolua edhe Shtëpia e Alfabetit. Kamerat e mbikëqyrjes kanë kapur pamjet teksa dhunohet objekti por deri me tani autoritetit nuk kanë arritur t’i gjejnë dhunuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …