Ymeri: Sakrifica e familjes Jashari dhe Adem Jasharit, dëshmon se 28 Nëntori nuk është edhe datë e së ardhmes

Ymeri: Sakrifica e familjes Jashari dhe Adem Jasharit, dëshmon se 28 Nëntori nuk është edhe datë e së ardhmes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri gjatë homazheve që ka bërë sot në Kompleksin Memorial, Adem Jashari, ka thënë se sakrifica e familjes Jashari dhe Adem Jasharit, është dëshmi se 28 Nëntori nuk është datë e së kaluarës por edhe datë e së ardhmes. “Për këtë Kosovë ka rënë Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët e luftës”. “Asnjë prej tyre nuk e kishte menduar që në Kosovën e pavarur dhe sovrane do të ketë të arrestuar politikisht, do të ketë njerëz që humbin jetën në burgje dhe nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë gjë”. Ymeri ka thënë se përveç homazheve, Lëvizja Vetëvendosje do të vizitojë edhe kullën e Jasharajve,  për ta kujtuar bashkë familjen Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …