Partia e Drejtësisë

Partia e Drejtësisë dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Konsullatës Turke në Prizren

Partia e Drejtësisë dënon  ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Konsullatës Turke në Prizren, dhe konsideron se  sulme të këtilla janë sulme ndaj Shtetit të Kosovës, me prapavijë të qartë, destabilizimin e vendit, sulm ndaj miqve që bënë shumë për popullin dhe Shtetin e Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve përkatëse, që sa më parë autorët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Sulmuesit e mbrëmshëm janë tipik me karakter të njëjtë që sulmuan edhe Kuvendin e Kosovës para disa muajve, autor të cilët po sfidojnë organet e sigurisë por edhe ata të drejtësisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës nuk duhet të kthehet në armë kundër Perëndimit

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator …