leoni

Human Rights Watch ia ndez alarmin Qeverisë Kurti: Azilkërkuesit nuk janë monedhë shkëmbimi

Qeveria Kurti është vënë sërish nën shënjestër të kritikave të ashpra ndërkombëtare. Organizata prestigjioze për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch”, ka shprehur shqetësim të thellë për ofertën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i bëri Mbretërisë së Bashkuar për të pranuar në Kosovë persona që iu refuzohet azili, në këmbim të mbështetjes britanike në siguri. HRW i ka cilësuar këto veprime si të papranueshme, duke paralajmëruar se përdorimi i njerëzve si “monedhë politike” rrezikon drejtpërdrejt të drejtat dhe dinjitetin e tyre. “Përdorimi i njerëzve, qoftë të dënuar apo azilkërkues, për përfitime politike është i pajustifikueshëm dhe do të çojë vetëm në shkelje të të drejtave të njeriut”, ka theksuar Judith Sunderland, Drejtoreshë e Asociuar e HRW për Evropë dhe Azi Qendrore. Ajo ka ngritur alarmin se BE-ja dhe Britania e Madhe po kërkojnë t’i zhvendosin përgjegjësitë e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Kosova, sipas saj, po tregohet e gatshme të përfitojë nga ky presion. “Jemi thellësisht të shqetësuar për diskutimet për krijimin e ‘qendrave të kthimit’ në Ballkan. Shkeljet e mundshme të të drejtave janë të panumërta”, ka shtuar Sunderland. Oferta e Kurtit për Londrën vjen pas marrëveshjes së diskutueshme me Danimarkën për marrjen me qira të qelive të burgjeve për 300 të dënuar danezë, marrëveshje kjo që ka hapur dyert për interesim të ri edhe nga shtete të tjera si Belgjika. HRW paralajmëron rreziqe të rënda: ndalime arbitrare të azilkërkuesve, mohim të qasjes në mbrojtje, shkelje të të drejtës për jetë familjare të të burgosurve dhe shkelje të parimit të moskthimit për refugjatët. Në reagimin e saj, Sunderland e përmbylli: “Këto marrëveshje tregojnë një gatishmëri shqetësuese për të hequr dorë nga përgjegjësia. S’është çudi që disa vende po përpiqen të përfitojnë nga obsioni i BE-së dhe Britanisë për t’i larguar këto përgjegjësi tek të tjerët.”

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani: Kurti premtoi vizitë në Hagë, por nuk e realizoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin …