leoni

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. Bëhet e ditur se gjatë periudhës janar – prill të këtij viti, kanë humbur 103 milion euro. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se kjo humbje është shqetësuese. Ai ka shtuar më tutje se këto janë edhe bursa të huaja, janë edhe investime nëpër organizata të ndryshme që ato kanë qenë të afektuara për shkak të politikave që kanë ardhur së pari nga Shtëpia e Bardhë, politikave të Trumpit. Kështu që nuk është afektuar vetëm Kosova apo vetëm Trusti, por janë afektuar edhe vendet e tjera me shpresë që do të stabilizohet. Pritet për t’u parë. ”Qeveria e Kosovës duhet ta mendojë një plan, një ligj që këto mjete të Trustit me normën e njëjtë me sigurinë e plotë juridike, nëpërmjet një ligji të kaluar në Kuvendin e Kosovës, mund t’i marrë këto mjete edhe t’i kthejë në investime për projekte konkrete zhvillimore dhe të mos i lejojë që këto të investohen në tregjet e huaja dhe të jenë të varura nga ndryshimet që ndodhin në bursa” ka porositur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës” ka paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse vonon konstituimi i Kuvendit

Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës” ka paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse …