Hykmete Bajrami: Albin Kurti dhe ministrat duhet të japin dorëheqje para certifikimit të zgjedhjeve

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Bajrami ka sqaruar se ky ligj, i cili është në fuqi nga viti 2022, e detyron çdo anëtar të qeverisë që zgjidhet deputet të largohet nga posti ekzekutiv para certifikimit të rezultateve. “Neni 26, pika 1 thotë se në rast se anëtari i qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve,” ka shkruar ajo. A e dini çfarë ligji keni miratuar? Sonte me siguri po pyesni veten pse opozita nuk e ka dërguar edhe këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese. Amatera,” ka përfunduar Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …