Hykmete Bajrami: Anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ajo ka theksuar se sipas ligjit për Qeverinë, anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Bajrami ka nisur të ushtrojë presion ndaj ministrave dhe zëvendësministrave aktualë për të përmbushur këtë detyrim ligjor. Megjithatë, deri tani nuk është dorëzuar asnjë dorëheqje, ndërkohë që certifikimi i rezultatit është njoftuar për sot në orën 16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …