Hykmete Bajrami: Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni

Hykmete Bajrami: Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni. Ajo ka deklaruar se i fundit arrestim për korrupsion është Faruk Mujka, kryeshef i ndërmarrjes publike “Ibër -Lepenci”. “Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, partinë në pushtet e ka kapluar korrupsioni. I fundit i arrestuar për korrupsion është eksponenti i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, i cili kundërligjshëm është bërë drejtor në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenci”. Pra, arrestimi i Faruk Mujkës paska ndodhur për shkak të korrupsionit. Nagip Krasniqi i KEK-ut u arrestua për korrupsion. Martin Berishaj po hetohet për disa vepra penale”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …