Hykmete Bajrami: LDK nuk e do qeverinë me LV-në, propozimi ynë është zgjidhje për zhbllokim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia e saj nuk është e interesuar për të krijuar një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo tha se propozimi i LDK-së për një qeveri tranzitore gjithëpërfshirëse mbetet zgjidhja e vetme për të zhbllokuar procesin politik në vend. Bajrami theksoi se LDK-ja ka ftuar të gjitha partitë në konsultime dhe nuk ka vendosur asnjë kusht paraprak, duke lënë gjithçka të hapur për diskutim të përbashkët. Deri më tani, sipas saj, vetëm Ramush Haradinaj nga AAK-ja ka dhënë një përgjigje zyrtare. Në reagim ndaj kritikave të Ganimete Musliut nga PDK-ja, e cila e akuzoi LDK-në për frikë ndaj vendimmarrjes, Bajrami tha se propozimi i tyre është shenjë e konsistencës dhe jo frikës. Ajo shtoi se, nëse LDK do të kishte interes për pushtet, mund të kishte hyrë më lehtë në një koalicion me Vetëvendosjen.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …