Hykmete Bajrami: LDK refuzon Koalicionin me VV

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se në takimin e sotëm me presidenten Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të prezantojë në detaje propozimin për një qeveri gjithëpërfshirëse si alternativë për zgjidhjen e krizës politike në vend. LDK do të marrë pjesë edhe një herë në këtë proces. Kësaj radhe, kryetari Abdixhiku do të prezantojë idenë më gjerë, me argumentet që e mbështesin si zgjidhje më të mirë të momentit” deklaroi Bajrami, duke theksuar se propozimi nuk lidhet me kërkesa për poste apo ndarje të pushtetit. Ajo konfirmoi gjithashtu se LDK ka refuzuar ofertën e Vetëvendosjes për një koalicion, duke propozuar në vend të saj një qeveri tranzicionale, që sipas saj do të ofronte më shumë stabilitet dhe mundësi për dalje nga ngërçi. Deklaratat e Bajramit përforcojnë qëndrimin e LDK-së si faktor kritik në bllokimin aktual dhe e pozicionojnë atë si partia që propozon një zgjidhje konsensuale për të tejkaluar krizën institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …