leoni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi kërkon që më një darkordim të gjitha partive politike vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve

Memli Krasniqi: Votat e seancës për Kurtin, jo për komisionin – VV duhet ta ndërrojë kandidatin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka reaguar pas përpjekjes së 16-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se 55 votat e dhëna sot nuk ishin për komisionin ad-hoc, por për kryeministrin Albin Kurti. Situata është e pashembullt dhe se vendimi i mëtejshëm për zgjidhjen e ngërçit institucional varet nga qëndrimet e partive tjera, të cilat pritet të marrin pjesë në një takim me presidenten Vjosa Osmani gjatë ditës. PDK ka një qëndrim të qartë: Vetëvendosje duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Ne jemi të gatshëm për një zgjidhje, por ajo nuk vjen me imponime politike, deklaroi Krasniqi. Ai shtoi se votat e sotme janë një pasqyrë e mbështetjes reale që ka Kurti, dhe jo një sukses për përpjekjen për konstituim të Kuvendit: “Sot 55 vota i ka marrë Kurti, jo komisioni. Kaq vota ka Kurti, nuk merr vota nga ne”, ka përfunduar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si …