Hykmete Bajrami: Ndërhyrja e zëvendëskryeministrit Bislimi në Autoritetin e Konkurrencës është kundërligjshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur me shqetësim çështjen e, siç e ka quajtur ajo, ndërhyrjes së kundërligjshme të zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, në punën e Autoritetit të Konkurrencës. Bajrami ka theksuar se më 20 maj, ky institucion ka refuzuar pjesëmarrjen në një seancë të Kuvendit ku do të diskutohej konkurrenca në tregun e energjisë – edhe pse, sipas ligjit në fuqi, AKK është agjenci e pavarur që i përgjigjet drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës. Ndalohet çdo ndërhyrje politike, publike ose private që mund të cenojë pavarësinë ose paanshmërinë e Autoritetit”, ka cituar Bajrami nga ligji për AKK, duke shtuar se vetëm dy ditë më pas, më 22 maj, ky institucion ka pranuar të shkojë në takim me zv.kryeministrin Bislimi. “Një lutje kam – mos u thirrni në profesionalizëm e pavarësi, se as idenë nuk e keni çka janë ato koncepte,” ka përfunduar reagimin e saj Bajrami. sDeklarata e saj ngre pikëpyetje mbi funksionimin e institucioneve të pavarura dhe mbikëqyrjen parlamentare të tyre në një kontekst ku qeveria akuzohet për ndërhyrje direkte në mekanizmat rregullatorë të tregut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …