leoni

Hykmete Bajrami: Po përballemi me një “vetëgrusht-shtet”, Vetëvendosje refuzon çdo kompromis

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ngërçi politik aktual në vend përbën një “vetëgrusht-shtet”, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë gatishmërie për kompromis, ndryshe nga partitë e tjera politike.

Në një tryezë të organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me temën “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë: A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?”, Bajrami u shpreh se pushteti aktual po e uzurpon demokracinë duke refuzuar bashkëpunimin me opozitën.

“Jo vetëm që kemi grusht-shtet, por një vetëgrusht-shtet. Partia në pushtet dëshiron të qeverisë e vetme, duke u thirrur në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në këto katër vjet nuk është pranuar asnjë amendament nga opozita – ku është demokracia këtu?”, theksoi Bajrami.

Sipas saj, të gjitha partitë opozitare kanë ofruar kompromise, por vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar çdo marrëveshje. “Ata insistojnë që Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër,” shtoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja pranoi prova nga Serbia, një delegacion i OVL UÇK-së në ambasadën gjermane

Një delegacion i OVL UÇK-së i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati është pritur në takim …