Hykmete Bajrami: Qeveria vonoi pagat e RTK-së dhe shkaktoi krizë

Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë pas njoftimit se mjetet për RTK-në u ndanë vetëm pas një muaji vonesë. Sipas saj, punëtorët e RTK-së kaluan një periudhë të gjatë pa paga, duke u detyruar të protestojnë dhe të mbajnë greva, ndërsa zgjidhja erdhi vetëm pas 28 ditësh, duke dëshmuar paaftësi dhe vonesa të qeverisë. “E kemi thënë që nga dita e parë: këta vetë janë prodhues të krizave. Punëtorët e RTK-së u lanë pa paga, me protesta dhe greva, dhe në fund, jo Kuvendi, por këta uzurpatorë të Qeverisë gjetën zgjidhje me 28 ditë vonesë,” tha Bajrami. Ajo shtoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ekipi i tij “jetojnë duke shkaktuar kriza, duke i bërë njerëzit të vuajnë dhe duke i mbajtur qytetarët të varur nga vendimet e tyre, e pastaj dalin si shpëtimtarë, por maskat ranë”. Bajrami ka kërkuar ndërprerjen e bllokadave dhe bashkëpunim me Komunën e Prishtinës për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme: “Qytetarët paguajnë taksa për të marrë shërbime, jo për të u maltretuar nga inskenimet dhe mashtrimet e qeverisë. Më 28 dhjetor do të kërkojmë përgjegjësi për keqtrajtimin ndaj qytetarëve,” paralajmëroi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Ndalimet e ish-ushtarëve të UÇK-së në Serbi vazhdojnë: OVL-UÇK apelon të shmangen pikëkalimet kufitare

Pikëkalimet kufitare me Serbinë po mbeten burim i vazhdueshëm rreziku për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare …