Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati, lidhur me çështjen e votimit të buxhetit, duke e akuzuar atë për mashtrime dhe dezinformim të opinionit publik. Bajrami ka sqaruar se situata aktuale nuk mund të krahasohet me rastet e mëparshme, pasi “në atë kohë z. Hoti ishte kryeministër në detyrë, ndërsa unë ministre e financave në detyrë, jo deputetë të betuar”. Sipas saj, interesi i shtetit është që “qeveria të largohet sa më parë, e jo t’i zgjatet jeta me veprime në kundërshtim me Kushtetutën”. “Mashtrues keni qenë, të tillë jeni dhe s’ka asnjë tregues që do të ndryshoni ndonjëherë”, ka shkruar ajo duke kërkuar zgjedhje të reja si zgjidhje të vetme nga kriza politike. “Zgjedhje sepse s’ka zgjidhje – kthehemi te qytetarët, atyre u tregoni pse me 42% të votave nuk ishit në gjendje të formonit qeveri,” ka përfunduar Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Me një qeveri më aktive, Kosova do të kishte shumë më tepër njohje ndërkombëtare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka …