Hysen Gecaj: Politika serbe nxitëse, Kosova po vepron me maturi

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj ka reaguar ndaj kërcënimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq pas arrestimit të zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili kishte quajtur UÇK-në organizatë terroriste. Në një deklaratë për RTV Dukagjini, Gecaj theksoi se institucionet e Kosovës kanë vepruar drejt me arrestimin e Popoviqit, pasi ai ka nxitur urrejtje ndëretnike dhe ka përdorur gjuhë fyese.“Kur një politikan serb vjen brenda territorit të Kosovës dhe deklarohet në mënyrë të tillë, siç bëri Popoviq, kjo tregon se politika serbe ende nuk ka synime për zbutje. Përkundrazi, është një retorikë nxitëse,” u shpreh Gecaj. Ai shtoi se ndryshe nga kjo qasje, Kosova po ndërmerr hapa konstruktivë për qetësimin dhe normalizimin e situatës, pavarësisht provokimeve të vazhdueshme nga Beogradi. Deklaratat e Gecajt vijnë në të njëjtën ditë kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë, duke theksuar se gjuha kërcënuese e Vuçiqit është bërë politikë shtetërore që synon Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Në zgjedhjet lokale do të ndodh populli

Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e rregullt …