Duke folur për armët që po gjenden në pjesën veriore të Kosovës, eksperti I sigurisë, Hysen Gecaj ka thenë se kjo është e pritshme dhe nuk paraqet lajm. Ai ka shtuar më tutje se dihet mirë që në veri janë gjetur armë edhe në të kaluarën dhe kemi paralajmëruar edhe më tutje armë, sepse sasia e tyre nuk ka qenë e vogël, ajo ka qenë e madhe dhe ende është sasi e madhe, dhe e them se prapë do të gjenden armë të tilla. “Mirëpo këto gjëra për të mos ndodhur, atëherë sigurisht që përmbyllen me një marrëveshje politike dhe jo duke shkuar dhe duke gjetur armë, sepse dihet që janë aty dhe do të gjenden edhe më tutje. Vetëm një marrëveshje përfundimtare midis dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, atëherë do të sjellë një momentum të ri politik dhe do të shuhen ato nevoja të popullatës serbe që të jenë të armatosur dhe të kenë armatime të cilat merren nga institucionet legale të Serbisë dhe futen brenda territorit të Kosovës” ka thenë për Ekonomia Online, eksperti I sigurisë, Hysen Gecaj. Ai ka theksuar më tutje se qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës, i cili mund të shkojë deri në një anarki të brendshme.
