Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm
të Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në
lidhje me Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. “Kushtetuesja sugjeron krijimin e
Asociacionin në bazë të marrëveshjes së parë, ndonëse kjo nuk ka qenë pyetja që
i është drejtuar. Pyetja ka qenë: a është Marrëveshja në pajtim me Kushtetutën
dhe Gjykata konstaton se ajo nuk është në pajtim me Kushtetutën në pjesën më të
madhe të saj”, ka deklaruar Hyseni në një intervtsë për gazetën ‘Zëri’. Sipas
tij, marrëveshja për Zajednicën e shpie Kosovën në përvojën e Republikës Serbe
në Bosnjë. Ai ka shtuar se Zajednica do të mbrojë vetëm interesat e serbëve të
Kosovës, por jo edhe të qytetarëve të kombësive të tjera dhe kjo bie ndesh me
Kushtetutën e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
