Hysni Gucati pas zhvillimeve në Speciale: “Nuk na habit, s’është hera e parë që roja bëhet prokuror”

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas lajmit se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka emëruar si prokuror ish-rojen e burgut, John Devaney. Ai tha se ky veprim nuk e ka befasuar, pasi sipas tij, raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë. “Nuk është hera e parë. Edhe gjatë kohës sime në burg një zyrtar i Qendrës së Paraburgimit, me shtetësi amerikane, kaloi në Prokurorinë e Speciales dhe u bë prokuror. Të gjithë e njohin”, tha Gucati. Ai theksoi se një veprim i tillë përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe akuzoi Specialen se po përdor çdo mjet kundër të burgosurve. “Krimi është në Beograd, jo në Kosovë. UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe unë besoj se presidenti Thaçi dhe të tjerët do të lirohen shumë shpejt”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ushtrisë greke urdhëron braktisjen e operacioneve për fikjen e zjarreve në Shqipëri dhe tërheqjen e menjëhershme të avionëve grek nga territori shqiptar

NASA publikon imazhe alarmuese: Mesdheu po digjet nga dhjetëra vatra zjarri

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të …