Hysni Gucati: Protestë paqësore, kërkojmë drejtësi

Organizatat e dala nga lufta kanë përmbyllur të gjitha përgatitjet për protestën paqësore të 13 dhjetorit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se janë siguruar të gjitha lejet, përfshirë atë nga shteti maqedonas, dhe shprehu besim se kufiri do të jetë i hapur, me kërkesën që në pikat kufitare të mos jenë zyrtarë serbë. Gucati u bëri thirrje pjesëmarrësve të udhëtojnë me vetura për të shmangur bllokadat dhe theksoi se protesta është tërësisht paqësore. Ai ironizoi me deklaratat e Mickoskit, duke thënë se ato vetëm kanë rritur mobilizimin e shqiptarëve. Sipas tij, tubimi do të mbledhë figura politike nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ndërsa shtoi se institucionet kosovare nuk kanë ofruar përkrahje. Gucati përshëndeti lirimin me kusht të Isni Kilajt, duke shpresuar se Gjykata Speciale do të veprojë njësoj edhe me ish-krerët e UÇK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …