Miroslav Lajçak e fillon punën për të kontaktuar “partnerët” siç i quan ai për të rifilluar dialogu Kosovë - Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka arritur për një vizitë në Prishtinë

Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendës-kryeministrit, Besnik Bislimi për Radion Evropa e Lirë  ka bërë të ditur se Besnik Bislimi dhe Mirosllav Lajçak mbrëmë kanë qëndruar  së bashku në një darkë pune. Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se Lajçak nuk ka lënë takim me Kryeministrin Albin Kurti.  Për takimet e Kryeministrit Kurti me z. Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga emisari Lajçak për takim me kryeministrin Kurti.  Lajçak ka qëndruar në Prishtinë javën e kaluar bashkë me një ekip diplomatësh evropianë dhe përfaqësuesin amerikan, Gabriel Escobar. Pas kthimit në Bruksel, Lajçak ka zhvilluar disa takime me shtetet të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …