Besnik Tahiri

I humbëm dy vjet nga koha kur Vetëvendosja mori qeverisjen e vendit dhe ka vetëm fjalë e asnjë punë, u shpreh, Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, njoftoi se në këtë javë Kuvendi i Kosovës, përveç seancës së sotme  do të mbajë edhe dy seanca tjera, një të rregullt dhe një solemne për përvjetorin e pavarësisë. Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është shprehur i shqetësuar për ikjen e të rinjve nga Kosova, me ç’ rast ka thënë se Kuvendi dhe Qeveria duhet ta kenë në fokus këtë problem, e jo vetëm çështjen e dialogut. I humbëm dy vjet, nesër është 14 shkurti, dy vjet nga fitorja e Vetëvendosje, dy vjet ka vetëm fjalë dhe nuk ka asnjë punë. Duke folur për të ashtuquajturën  byro për konfiskimin e pasurisë, Besnik Tahiri ka thënë se kjo është vetëm një pikë politike elektorale, që nuk do të ketë as një efekt.

Kontrolloni gjithashtu

Olivier Guerot: Rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së kalon përmes Asociacionit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave …