IAP organizon ditë të hapur për fëmijët më 19 nëntor 2021 për nder të Ditës Universale të Fëmijëve

IAP organizon ditë të hapur për fëmijët më 19 nëntor 2021 për nder të Ditës Universale të Fëmijëve

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) organizon ditë të hapur për fëmijët më 19 nëntor 2021 për nder të Ditës Universale të Fëmijëve.

Në këtë ditë fëmijët do ta kenë mundësinë që të dëgjohen nga përfaqësuesit e IAP-së, përkatësisht që t’i shprehin mendimet, qëndrimet apo shqetësimet e tyre me të cilat ata ballafaqohen.

Ju mirëpresim në zyrën qendrore në Prishtinë dhe në zyrat regjionale, të cilat do të jenë të hapura për të diskutuar së bashku, prej orës 10:00 e deri në orën 14:00.

Adresat e zyrave të IAP-së janë si në vijim:

Zyra qendrore në Prishtinë (Rr. “Migjeni”, nr. 21).

Zyra regjionale në Prizren (Rr. “Remzi Ademi”, p.n., ndërtesa e Administratës Pensionale Regjionale, kati III).

Zyra regjionale në Gjilan (Rr. “Bulevardi i Pavarësisë”, ish-ndërtesa e gjykatës p.n.).

Zyra regjionale në Pejë (Rr. “Mbretëresha Teutë”, nr. 59, ndërtesa e komunës, kati III, nr. 3).

Zyra regjionale në Mitrovicën e Jugut (Rr. “Afrim Zhitia”, p.n., ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës, kati III, zyrat nr. 11 dhe 12).

Zyra regjionale në Mitrovicën e Veriut (Lagjja e Boshnjakëve, ndërtesa e re e komunës).

Zyra regjionale në Gjakovë (Rr. “Ismail Qemali”, ish-ndërtesa e Kadastrës).

Zyra regjionale në Graçanicë (Rr. “Car Lazari”, p.n., pranë NLB Bankës).

Zyra regjionale në Ferizaj, ndërtesa e komunës (kati përdhes).

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …