Qindra minatorë të minierës së Artanës futen në grevë, pasi nuk i kanë marrrur pagat e muajit janarit ende

Ibrahim Januzi: Minatorët e Trepçës për 10 ditë janë në grevë për mos-marrjen e pagave

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se minatorët e kësaj miniere janë në grevë për 10 ditë për shkak të mosmarrjes së pagave. Rreth 1200 punëtorë janë përfshirë në grevë, me 700 prej tyre në njësinë e Stan Tërgut. Ibrahim Januzi theksoi se menaxhmenti i Trepçës nuk po i përmbahet marrëveshjes së arritur në fund të vitit të kaluar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që parashikonte mosvonesë të pagave. Ai shtoi se minatorët janë pa paga dhe kushte bazike për punë. “Minatorët vijnë çdo ditë në vendin e punës, por menaxhmenti nuk ka dhënë një datë konkrete për ekzekutimin e pagave,” tha Januzi, duke kritikuar gjithashtu qeverinë për mungesë investimesh dhe mbështetjeje. Në një raport të fundit, konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch” ka treguar se Trepça ka operuar me humbje prej 5.4 milionë euro në vitin 2023, pavarësisht subvencioneve prej 8.4 milionë euro nga Qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …