Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”

Ideatorët e platformës,  “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet nesër më 2 prill nga ora 14:00. Ajo bëri thirrje që të gjithë së bashku të marshojnë për ata që dikur marshuan drejt lirisë. “E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Ju ftojmë që me 2 Prill nga ora 14:00 të takohemi tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe të marshojmë drejt sheshit “Skenderbeu”, shtoi Hoxha. Ajo falënderoi të gjitha kategoritë e shoqërisë, duke i numëruar një nga një, që e kanë mbështetur realizimin e këtij marshi dhe janë solidarizuar me ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë. Kjo mbështetje e pa rezervë tregon peshën dhe nevojën për të dalë në mbrojtje të historisë tonë më të lavdishme, e cila sot është rrezikuar nga interpretime të reja. Ne besojmë në drejtësinë e paalternativë – me shpresën se asnjëherë nuk do të instrumentalizohet nga politika”, tha Eliza Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime lufte në Panorc të Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar …