Soltes: E ndajë shqetësimin me qytetarët e Kosovës për mosliberalizimin, ka argumente të mjaftueshme për heqjen e vizave

Igor Sholtes: Bashkimi Evropian duhet ta japë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta japë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën si shenjë e besimit të ndërsjellë, në të kundërtën thotë se mund të ketë ndonjë lloj destabilizimi. Ai gjithashtu e ka konfirmuar se ka vende anëtare të BE-së, të cilat janë skeptike për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën dhe thotë se duhet punuar shumë për t’i bindur se kosovarët meritojnë të lëvizin pa viza sa më shpejt që të jetë e mundur. Ditëve të fundit në Kosovë janë shtuar zërat se mund të shtyhet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, edhe përkundër premtimeve të shumta se një gjë e tillë do të ndodhë brenda këtij viti. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes. Ai në një përgjigje për Gazetën Express e ka pranuar se nuk ka konsensus brenda BE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …