Brickos

II. Ahmet Qeriqi: Kënga e Çanakalasë, këngë vaji e dëshpërimi edhe për luftëtarët shqiptarë, të mbetur në Turqi

II. Ahmet Qeriqi: Kënga e Çanakalasë, këngë vaji e dëshpërimi edhe për luftëtarët shqiptarë, të mbetur në Turqi

Njëra ndër krijimet më të fuqishme rapsodike të folklorit popullor shqiptar është edhe Kënga e Çanakalasë, e cila është kënduar e këndohet në disa variante po thuajse në të gjitha trevat e Shqipërisë.

Kjo këngë, e cila i përket luftës së përgjakshme të forcave aleate evropiane, kundër Turqisë, që ishte sulmuar nga të gjitha anët me qëllim të zhdukjes së shtetit turk, por edhe të banorëve të Turqisë, përshkruan fatin edhe të luftëtarëve shqiptarë, të cilët kishin mbetur në ushtrinë turke edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Shumica tyre vazhdonin të mbaheshin nizamë e redifë, disa syresh i kishin familjet në Turqi, shumë prej  luftonin si vullnetarë me qëllim për ta ruajtur ekzistencën e shtetit turk,  shumë prej tyre me gjithë familjet ishin shpërngulur në Turqi nga represioni fashist që ushtronin popujt sllavë gjatë luftërave ballkanike, që kishin për qëllim ta zhduknin edhe qenien shqiptare, atë turke por edhe shtetin e sapoformuar shqiptar.

Lufta, që këndohet në këtë këngë,  ka të bëjë me Betejën e Madhe të Çanakalasë, e cila u zhvillua në Luftën Parë Botërore gjatë viteve 1915-1916, në mes forcave detare angleze të përkrahura edhe nga anijet franceze me gjithë ushtrinë dhe makinerinë luftarake të fuqive aleate të Antantës, të cilëve me potencial njerëzor u arritën ndihma me vullnetarë edhe nga vende shumë të largëta të botes madje  edhe  nga Australia dhe Zelanda e Re.

Ushtria Osmane zhvilloi operacion të jashtëzakonshëm, që përfundoi me fitoren e ushtrisë Osmane, përkundër viktimave të mëdha në të dy palët. Autori turk,  Mehmet Nijazi Ozdemir, në veprën e tij për Çanakalanë thekson se përveç forcave detare dhe ato këmbësore turqit kishin humbë 210.000 njerëz, duke përfshirë këtu edhe mijëra kuadro intelektuale.  Sipas përqindjeve jo zyrtare viktima të mëdha kishte në mesin e mësuesve, studentëve të mjekësisë, përgjithësisht nga mesi i njerëzve të arsimuar, në mesin e tyre edhe mijëra shqiptarë sidomos nga Kosova dhe viset shqiptare të mbetura nën Serbi e Bullgari.  Sipas një versioni kjo betejë u zhvillua me motivin që Forcat e Antantës me çdo kusht dëshironin dominimin dhe pushtimin e tyre në Bosfor dhe Dardanele, qëllimi i të cilëve ishte ta merrnin Stambollin nën kontrollin e vet, sipas skenarit të përgatitur që më parë nga vetë fuqitë aleate të Antantës për t’i ndarë territoret e mbetura të ish Perandorisë së fuqishme Osmane. As një ushtri tjetër në botë kaq gjatë nuk do të mund të qëndronte mbi këmbët e veta.

 

Në disa raporte të Fuqive të Mëdha lidhur me këtë  ditor të Betejë, thuhet: Vetëm sot kemi hedhur mbi 1800 granata. Anijet tona  me muaj të tëra i bombardojnë pozitat e tyre. ( Komandanti suprem i forcave aleate: gjenerali Xhon  Hamilton)…

 

“…Nuk më ka rastis të shoh ende asnjë popull sikurse këta luftëtarët tanë  të cilët duke qeshur krah për krah shkojnë drejtë vdekjes…” (Komandanti i ushtrisë pestë osmane: mareshali Liman von Sanders).

 

“Ne na mundi jo forca materiale e turqve, por forca moralo-shpirtërore e tyre! Sepse atyre s’u pati mbetur as barut për të qëlluar! Kurse ne i vëzhguam forcat që zbrisnin nga qielli!” (Komandant anglez, historiani Hamilton i cili kishte marrë pjesë në luftën e Çanakalasë).

 

Me këtë rast është interesant të theksohen edhe deklaratat e ish ministrit anglez të luftës Vinston Çerçil, i cili gjerë atëherë ua kishte mbushur mendjen aleatëve, veçanërisht qeverisë angleze që lëkundej, për ta marrë vendimin e sulmit, duke u dhënë garanci pas garancie duke iu shprehur atyre që të mos bëhen merak “se pikërisht me ato rrobe marine që kishte mbi trup do të ulej mbi fronin e turqve”, ndërsa ishte nxjerrë para gjykatës pas disfatës, në një çast kur ishte vënë shumë ngushtë nga pyetjet e rënda e qortuese të trupit gjykues, bërtiti kështu: “A nuk e kuptoni se në Çanakala ne luftuam jo me turqit, por me Zotin? Dhe, natyrisht që do të mundeshim!…”

 

Në versionin shqiptar të këngës së Çanakalasë  përshkruhet fati i një populli të mbetur nën kthetrat e ushtrive të krishtera, ruse, serbe, bullgare, greke, franceze, angleze që bënin përpjekje ta zhduknin Turqinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Grykën e Shpëtimit (E enjte 22 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Grykën e Shpëtimit (E enjte 22 prill, 1999)

Sot kam vendosur të qëndroj në Grykë për të mësuar se si po gjallohet këtu …