Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, grupit më të madh në botë të vendeve myslimane – ka dënuar sulmet terroriste, në Paris dhe ka shprehur “solidaritetin e palëkundur” të organizatës me Francën. Ijad Madani ka thënë se organizata kundërshton në mënyrë të vendosur çdo akt terrorist, që shkel të drejtën për jetë dhe minon vlerat e lirisë dhe barazisë, të promovuara vazhdimisht nga Franca. Të dielën, edhe dijetarët sunitë të Ligës Botërore Myslimane, me seli në Mekë të Arabisë Saudite, kanë dënuar sulmet në Paris dhe ato në Liban, që kanë ndodhur të enjten dhe të premten.
Kontrolloni gjithashtu
ZRrE ankohet ndaj pezullimit të liberalizimit të tregut të energjisë për bizneset
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka ushtruar ankesë në Gjykatën Komerciale të Shkallës së …