OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

IKD kërkon llogari për vdekjen në Ujman: Ligji obligonte ndalimin ose jo të larjes nga qytetarët në Ujman

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar llogari nga institucionet e Kosovës në lidhje me vdekjen e 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit.

Ky institut ka bërë me dije se sipas Ligjit për Ujërat e Kosovës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, komunat dhe kompanitë e ofrimit të shërbimeve të ujit, me akt nënligjor cakton zonat për larje.

“Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 20/2015 për kriteret për zonat për larje, IKD-ja ka theksuar se ky obligim është dashur që të përmbushet më së largu deri në vitin 2018. Përcaktimi i një zone të caktuar për larje, sipas këtij Udhëzimi Administrativ, tërheq pas vetës obligimin e ndërmarrjes së nëntë (9) masave menaxhuese. Përkitazi me këtë obligim, deri më tani, nuk ka asnjë njoftim publik nëse institucionet kompetente e kanë caktuar liqenin e Ujmanit si zonë për larje. Për më tepër, nuk ekzistojnë njoftimet nëse larja në këtë zonë është e lejuar apo e ndaluar. Ndërkaq, situata faktike është se tash e një kohë ky liqen është duke u përdorur për larje nga qytetarët”, është thënë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

Sipas IKD-së, “institucionet e Republikës së Kosovës në vend të përmbushjes së obligimeve ligjore përkitazi me caktimin e zonave për larje dhe ndërmarrjen e masave menaxhuese, siç kërkohet me Ligj dhe Udhëzim Administrativ, kanë proklamuar liqenin si zonë për larje”.

“Zyrtarë qeveritarë, përfshirë deputetë dhe ministra, kanë shkuar vet në liqenin e Ujmanit dhe kanë shpërndarë publikisht pamje të njerëzve që lahen në liqenin e Ujmanit, duke e paraqitur atë si vend të pushimit dhe duke lënë të nënkuptohet për qytetarët se kjo është zonë për larje. Liqeni i Ujmanit shërben si një nga burimet më të rëndësishme të ujit të pijshëm në Kosovë, duke furnizuar me ujë të pijshëm një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2017 për kriteret për përcaktimin e zonave të mbrojtura sanitare të burimeve të ujit [neni 9.2], liqenet dhe akumulimet kategorizohen si burime ujore sipërfaqësore. Ky Udhëzim Administrativ, në asnjë nen të tij, nuk përcakton dispozita që lejon larjen e qytetarëve. Përkundër kësaj, përfaqësuesit institucional vazhdimisht kanë proklamuar Liqenin e Ujmanit si vend të lejueshëm për larje, derisa raportimet ishin se Policia e Kosovës ruante qytetarët teksa laheshin në liqenin e Ujmanit”, është thënë në këtë reagim të IKD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Xhevahire Izmaku jep dorëheqje nga të gjitha pozitat e saj në Partinë Demokratike të Kosovës

Xhevahire Izmaku: Miqtë e vërtetë nuk janë ata që heshtin, por ata që flasin – edhe kur nuk na pëlqen ajo që thonë

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka reaguar ndaj kritikave që po ju …