Haradinaj e përkrahë thirrjen për protestë kundër Speciales: Qëndrojmë në të drejtën e luftës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i është bashkuar thirrjes për protestë të organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kundër Gjykatës Speciale në lidhje me procesin gjyqësor në Hagë ndaj liderëve të UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë ftuar për protestë më 7 gusht, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë nga ora 17:00.

“Ngrihemi për drejtësi, për të vërtetën, për UÇK-në!”, është thënë në thirrjen e OVL-UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …