IKSHPK

IKSHMK kërkon nga qytetarët që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat kundër përhapjes së pandemisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdon t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat kundër përhapjes së pandemisë. Instituti njofton se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, me virusin korona janë evidentuar 203 raste të reja dhe 4 viktima. Në thirrjen e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës drejtuar qytetarëve thuhet se virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret! Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE! Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti përballë afatit për Qeverinë e re: Nëse nuk ka Kurti 3, Kosova shkon në zgjedhje

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbetur përballë një afati …