IKSHPK

IKSHPK apelon qytetarët që të mbajnë maskat dhe të mbrojnë të afërmit e tyre sepse virusi korona është gjithandej

720 raste të reja u konfirmuan dje nga IKSHPK, si të prekur me COVID-19. Si pasojë e infektimit me këtë virus humbën jetën 11 persona, duke quar kështu numrin e viktimave në 860. Janë 12 mijë e 8 raste aktive me koronavirus, kurse numri total i rasteve pozitive deri më sot ka arritur në 31 mijë e 215. Por në Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike është duke u punuar vazhdimisht për këto rezultate që  ne i marrim çdo ditë. Me një fotografi nga puna që po bëhet atje, të njëjtit kanë porositur qytetarët që të mbajnë maskat dhe të mbrojnë të afërmit. Të njëjtit kanë ripërsëritur se virusi është gjithandej.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …