IKSHPK: Diskriminimi dhe stigmatizimi mund të ndikojë që qytetarët me Covid-19 të mos kërkojnë shërbim mjekësor

IKSHPK: Diskriminimi dhe stigmatizimi mund të ndikojë që qytetarët me Covid-19 të mos kërkojnë shërbim mjekësor

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, nëpërmjet një video-kampanje të lëshuar në rrjetet sociale, ka porositur qytetarët e Kosovës që të mos diskriminojnë të infektuarit me koronavirus. Në video thuhet se, “diskriminimi dhe stigma mund të ndikojë që qytetarët të mos kërkojnë shërbim mjekësor, të fshehin infektimin apo të mos përfillin rregullat”. IKSHPK porosit personat e diskriminuar e të prekur me Covid-19 të raportojnë rastin në numrin në vijim: 0800 15555. Ndryshe numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 17.009 raste, teksa gjithsej 656 persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …