Në Tiranë, është arrestuar protestuesi që mbante pankartën, “Çamëria është gjallë”, para diplomatit grek, Dendias

Në Tiranë, është arrestuar protestuesi që mbante pankartën, “Çamëria është gjallë”, para diplomatit grek, Dendias

Në vendin para Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë po mbahet një protestë nga mbështetës të PDIU dhe shoqatës Çamëria, kundër vizitë së ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, në Tiranë.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e lëvizjes Vetëvendosjes, në Tiranë, Bojken Abazi, si dhe një qytetar tjetër që mbante një pankartë “Çamëria është gjallë”. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi sqaroi për mediat se Policia nuk ka dhënë leje për protestën dhe protestuesit e PDIU-së janë rrethuar nga forcat policore. ”Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të jashtëm grek. Për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do e bënim me distancim social, pankarta dhe foni. Fatkeqësisht është i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem. Nuk e zgjodhëm ne që në kohë të bëjmë protestë, por në kohë pandemie Greqia na flet më duart e forta. Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk kemi dalë të fshihemi.”- tha kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …