IKSHPK kërkon sërish nga qytetarët që të vaksinohen pasi në vjeshtë mund të ketë masa rigoroze

IKSHPK sërish kërkon nga qytetarët që të vaksinohen pasi në vjeshtë mund të ketë masa rigoroze

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka vazhduar që të apelojë të qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt, në mënyrë që të parandalohet mbyllja totale. IKSHPK-ja ka paralajmëruar qytetarët që nëse nuk vaksinohen, mund të ketë masa rigoroze në vjeshtë. “Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave”, është mbishkrimi i fotos së shpërndarë nga Instituti. Tutje, Instituti ka përsëritur se asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë s’përmban virus të gjallë që shkakton Covid-19 dhe se të dyja vaksinat janë të sigurta. “Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima. Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton Covid-19”, thuhet në postimin e Institutit.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …