Brickos

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Kosova duhet të jetë pjesë e nismave për bashkëpunim rajonal dhe jo ishull i izoluar rajonit

Mos pjesëmarrja e Kosovës në Mini – Shengen-in Ballkanik apo siç është pagëzuar tashmë “Open Ballkan” shihet si dizavantazh nga ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Sipas tij, Kosova duhet të jetë pjesë e nismave për bashkëpunim rajonal pasi që vendi nuk duhet mbetur ishull i izoluar rajonal. Ai madje thekson se “Kosova nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar duke u bazuar vetëm në tregun e brendshëm” duke shtuar se “transformimi i strukturës ekonomike të Kosovës duhet bërë duke i parë e përshtatur zhvillimeve globale dhe rajonale”. Ymeri thotë se pozicioni i Kryeministrit të Kosovës – dikur bashkëpartiaku i tij – Albin Kurti, karshi zhvillimeve të tilla nuk është i qartë. Ai, çuditet për faktin se si Kryeministri Kurti, në njërën anë nuk e pranon integrimin në iniciativën “Open Ballkan” në anën tjetër pranon tregun e përbashkët rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …