IKSHPK: Rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar ende dhe të shmangen vizitat tradicionale tek njëri-tjetri

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ua uron të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin. Në Urim thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i është mirënjohës të gjithë qytetarëve për përkushtimin që besimtarët kanë treguar gjatë gjithë muajit të Ramazanit në zbatimin e rekomandimeve tona. Ne besojmë se një mënyrë e këtillë e manifestimit të besimit do të tregohet edhe gjatë festës së Bajramit të Madh. Prandaj, duke pasur parasysh se rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar ende, ju bëjmë thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale tek familjarët dhe tek njëri-tjetri, dhe të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, ashtu siç jeni udhëzuar gjithashtu edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë më 17 shkurt për ish-krerët e UÇK-së: “Drejtësi, jo politikë” – qytetarët kërkojnë verdikt pa ndikime politike

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar sot organizimin e një proteste paqësore më 17 …