Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar edhe një apel tek qytetarët e Kosovës për respektimin e masave kundër koronavirusit. IKSHP me anë të një komunikate për media ka thënë se lehtësimi i masave është bërë për ta rritur përgjegjshmërinë, mirëpo se të njëjtat duhet respektuar. Sipas IKSHP-së, virusi gjendet akoma në mesin tonë, andaj edhe duhet kujdes shumë i madh deri në shuarjen e plotë të COVID-19. “Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike”, ka thënë IKSHP.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …