Ilir Ibrahimi

Ilir Ibrahimi: Vjosa Osmani e Albin Kurti ende nuk kanë arritur që të sigurojnë një takim të rëndësishëm me amerikanët

Analisti Ilir Ibrahimi është shprehur i shqetësuar lidhur me raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se tre senatorë shumë të rëndësishëm amerikanë vizitojnë Beogradin vetëm pak ditë pasi ambasadori i Serbisë pritet nga presidenti Biden. Ibrahimi thotë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ende nuk kanë arritur që të sigurojnë një takim të rëndësishëm me amerikanët. “Ndërkohë Prishtinën e vizitojnë zyrtarë të rangut të ulët për të sjell mesazhe dhe ende presim ta shohim një takim domethënës të presidentes apo kryeministrit me administratën amerikane. ‘Qofsha i gabuar’ por diçka nuk është në rregull. Ose atë epitetin populli ma pro amerikan në botë  e kemi pas për hajgare, ose diçka e kemi prish punën. Jam i hapur për ide nga akademikët e fejsbukut  të ma japin ndonjë ide se çka po ndodh”, ka shkruar Ilir Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …