Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Kosova ka nevojë për përfundim të negociatave me Serbinë, por qeveria aktuale është e përgatitur për këtë proces

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, vlerëson se Kosova ka nevojë për përfundim të negociatave me Serbinë, shtuar se qeveria e tanishme është e përgatitur për këtë proces. “Siç e dimë kjo marrëveshje vjen pas dy zhvillimeve të jashtëzakonshme në Kosovës – shpallja e pavarësisë më 2008 dhe pastaj vendimi Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë. Pas saj Asambleja e Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar Bashkimin Evropian që të fillojë bisedimet me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet siç janë quajtur në atë kohë. Me intensitet të ndryshme bisedimet kanë vazhduar deri më sot. Tash e nëntë vite nuk ka pasë ndonjë rezultat konkret apo të dëshiruara, është në interes të Kosovës ky dialog”, është shprehur Limaj. Për të dialogu pas pavarësisë është një dialog i komplikuar, dhe nuk është i lehtë. “Janë negociatat që zhvillohen brenda dy vendeve. Objektivi i Serbisë në drejtim të Kosovës nuk është thjesht për të përmbyllur një dialog, por për të minuar pavarësinë e Kosovës. Ne kemi nevojë për një përmbyllje të dialogut me Serbinë jo thjesht për marrëdhënie Kosovë-Serbi, por për fatin e zhvillimit të vendit tonë, integrimin e vendit në institucione ndërkombëtare”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …