leoni

Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Dashuria nuk është vetëm një fjalë

Dashuria nuk është veç një fjalë e thjeshtë që përsëritet njëjtë në letër, në këngë, por është përkëdhelje, diçka e vogël, miniaturë sidomos nën tingujt e muzikës dhe shiut apo duart kur shtrengohen dhe buzët puçen Është diçka e thellë, përtej çdo logjike. Duart shpesh në dashuri shtrengohen, ose pamjet krijojnë një energji brendësie që vetëm ekzistenca në atë çast ka mundësi ta kuptoj. Dashuria është diçka hyjnore që as vet Zoti nuk e di, por edhe ai dashuron. Dashuria nuk ka nevojë të kuptohet por të ndjehet dhe në mungesë të asaj që e do ajo bëhet më e zjarrtë të gërryen përbrenda. Çdo kile të saj dashuron, kjo është dashuri. Dashuria tejkalon artin sepse arti i servilet dashurisë. Nuk është dashuria e thjeshtë si çdo shkronjë në vord ose Facebook. Shkronjat e saja nuk janë shkronja, por ekstazë, delirë, pamje, natë plot yje, buzë, seks, shtrengim, parajsë dhe në portët e përjetësisë dashuria ka mbjellë rrënjë.

Kur trupi të dhemb dhe fytyra merr pamje tjetër, kjo është dashuria. A mund të shkruhet gjatë për dashurinë? Po, kur ajo bëhet dhembje sepse atëherë fiton fuqinë më të madhe dhe çdo gjë e rraskapitur dhe e dhembshme është më përkëdhelese për njerzit.

Dikush tretet në vetmi sepse dashuron e nuk e shfaq. Lufton me muret, yjet, çaste e kaluara bashkë. Ecën rrugicave dhe shijon ajrin dhe dritat sikur në çastet me të dashuren. Ai duhet ta dij se dashuria është energji e cila përçohet dhe hyn brenda muskujve dhe gjakut të secilit. Dashuria nuk është vetëm femër dhe mashkull është ajër, kafshë, mik, vëlla, motër, nënë dhe baba. Dashuria ka vetëm një identitet të veçantë: identifikon atë më të voglën. Këtu fshihet sekreti i saj. Të dashurosh nuk je humbës edhe pse nuk dashuron njeriun e duhur. Jeta më vonë tregohet e sinqert me ty, mos u brengos.

Dashuria ëshët tradhti sepse je i tradhtuar por edhe ti tradhton. Bëhet dhimbje dhe lutesh netëve të vona pa gjumë që kjo dhimbje të shndrohhet në borë e të shkrihet brenda natës. Lutesh që era e madhe të fryn sonte dhe të shkundë çdo fletë nga pemët dhe dhimbjet e tua të marrin të njëjtën kahje. Gjallë të mbanë një shpresë për një bukuroshe ose dashuri tjetër që ta zëvendëson këtë dashuri. Eh! Të ishte dhembja kaq e thjeshtë sa një stuhi ta largoj. Nuk është, rrënjët i ka në mendje dhe shpirt. I gjori shpirti sa heq nga mendja e dashuruar.

Dashuria bënë që ti të flasësh më gotën e mbushur të verës. Dashuria të bën pijanec dhe çdo natë ti nuk e di se për këndë dehesh. Dehesh dhe nuk e di se për çfarë. Në dehje ende më shumë e dashuron sidomos kur kujton çastin kur bashkë jeni dehur. E kupton se për ty askush tashmë nuk mërzitet vetëm kjo gotë e mbushur me verë dhe kujtim dashurie. I vetëm më gotën plot dhe vuajten ekstrem. Mendon se asnjëherë nuk do ta gjesh tjetrën, por dehesh që të afrohesh me të. Gabim. Jeta vendos për ty dhe çdo ditë dielli lind ndryshe. Mos u brengos.

Të tjerët nuk e kuptojnë rrënkimin tëndë shpirtëror. Flasin për zëvendësimin e saj, e bëjnë, e ti deshesh çdo natë. Dehja të afron më shumë me të.

Një natë dimri, acar i fortë, dehesh, dhe përkundësh mbi këmbët tua çalë, këmbë të një pijaneci tradicional si Dionisi. Groposesh në greminë duke e kërkuar vdekjen dhe bashkohesh më vdekjen. Nuk mundohesh të dalësh nga ajo greminë për të jetuar, rreth teje nuk ka gjurmë, gishtërinjtë dhe thonjtë nuk janë të baltosura,  tashmë je puthur me të dhe kurorzuar me vdekjen, pijaneci i dashruar dhe njeriu i mirësisë.

Charles Bukowski thotë: “Dashuria në një farë mënyre është sikur shikon një mjegull kur zgjohesh në mëngjes përpara se të dalë dielli. Shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet… dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit.” Pastaj Ulliam Shekspir dashurinë e vendos në mendje e jo në sy, ngaqë mendja gjykon kurse syri ngopet. Fjodor Dostojevski: “Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qënit i paaftë për të dashur.” Paulo Koelo: “Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.”

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …