leoni

Nëna Terezë

Imami Labinot Maliqi: Myslimanëve nuk iu ka penguar bartja e shamisë nga Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, apo nga murgeshat

Imami Labinot Maliqi, pas nismës  për lejimin e shamisë në shkolla për nxënëset që shprehin dëshirë të bartin, dhe për të cilën është krijuar edhe debat publik, ka përmendur humanisten shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ai ka thënë se muslimanët asnjëherë nuk janë ankuar dhe nuk i ka penguar bartja e shamisë së saj, andaj thotë se as shamia e nxënëseve në shkolla nuk duhet t’i pengojë askujt. Imam Maliqi ka përmendur edhe shtetet demokratike që sipas tij, nuk kanë vënë ndalesa shamisë. Kombet e fuqishme demokratike, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Anglia, Gjermania e Zvicra, Norvegjia e Suedia, Kanadaja e Australija, asnjëherë nuk kanë vënë ndalesa për bartjen e shamisë në publik, qoftë për vajzat që vijojnë shkollimin apo për gratë që punojnë në institucionet publike. Në fund tha se sistemet e mirë rregulluara që i bëjnë të funksionojnë këto shtete të fuqishme, duhet të jenë vërtetë model për Kosovën dhe popullin e saj në shumë aspekte, e veçmas në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare, tha mes tjerash Imami, Labinot Maliqi. Të enjten ka shkuar në 10 mijë nënshkrime peticioni online i organizuar nga disa aktivistë që të ndryshohet udhëzimi administrativ i cili e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …