Olaf

Olaf Scholz: Sulmi rus kundër Ukrainës është sfida më e madhe me të cilën aktualisht po përballet Gjermania e bota

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, ka deklaruar se  sulmi rus kundër Ukrainës është sfida më e madhe me të cilën  aktualisht po përballet Gjermania dhe bota. Ai deklaroi për Dojçe Vele  se Gjermania ka thyer traditën e saj të mos furnizimit me armë në zonat e konfliktit duke i dërguar tani ato në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë kundër forcave pushtuese ruse, “Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen”. Scholz ashpërsoi një deklaratë të mëparshme se pushtimi rus përfaqësonte një pikë kthese historike, duke thënë se veprimet e Moskës u kthyen në konceptet politike të shekullit të XIX-të të pushtimit agresiv të territorit “Ne në BE po i përgjigjemi agresionit rus me shumë unitet dhe solidaritet”. Ai tha gjithashtu se do të merren të gjitha masat për të hetuar krimet e mundshme në Ukrainë. Duke iu referuar problemeve të brendshme, kancelari gjerman deklaroi se qeveria e tij dëshiron të lehtësojë pasojat e rritjes së çmimit të energjisë për të gjithë sektorët e shoqërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …